Arjola Demiri dhe Edi Rama

'Me një artist të përjetshëm’, Arjola Demiri publikon foto me ‘pikën e saj të dobët’: Rama më i miri

27 Prill 2022, 11:22| Përditesimi: 27 Prill 2022, 11:24

  • Share

Aktorja bukuroshe, Arjola Demiri ka shprehur jo pak herë aspiratat dhe ëndrrat e saj për t’u bërë deputet. Arsyeja që ish-banorja e “Big Brotherit” dëshiron të bëhet pjesë e politikës, është pikërisht vendi i saj i origjinës, Tropoja, ndërsa nuk ka fshehur as partinë me të cilën do të donte të kandidonte, PS.

Ditën e djeshme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit, e pranishme ishte edhe Arjola. Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, aktorja nuk mund të linte pa publikuar një edhe me kryeministrin që siç duhet e ka “pikë të dobët”.

 “Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë” shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.

E pyetur nëse ka dëshirë të jetë në listat për deputete, Demiri është shprehur se kjo është një nga dëshirat e saj, me një forcë që i buron nga shpirti.

“Kjo është një dëshirë e imja, me një forcë që më buron nga shpirti për të investuar dhe dhënë kontributin tim të sinqertë në zonën nga unë vij. Është diçka që unë e kam bërë edhe kur nuk e kisha këtë emër, as këtë fame,” ka thënë ajo.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 01/05/2022 10:04

    Po të kishe ken në Itali do të bante deputete Berluskoni direkt.Se atij i pëlqejnë shumë këto tipa.

    Përgjigju
  • Arber Balsha: 27/04/2022 14:08

    Mos i vini faj, nene eshte e do rrise femijet. Lypja faqen e zeze e ka po s'te len pa gja. thote shkodrani. U mesua kjo e ka bere me kohe faqen bythe.

    Përgjigju
    • 123: 30/04/2022 20:31

      fiks

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?