Fotografi nga festa e ditëlindjes

VIP & Spektakël

Me një fotografi nga festa, Hajdari uron të bijën për ditëlindje: Do të doja të të falja sytë e mi që të shihje veten çdo ditë, sa krenare jam për ty

19 Tetor 2021, 09:18| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 09:19

  • Share

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për t’ia dedikuara vajzës së saj në ditën e lindjes.

Me një foto bardhezi nga momenti i tortës te festa, Hajdari i shkruan të voglës së saj së nëse do të mund t’i falte një gjë nga vetja, do të zgjidhte sytë, që Sihana, të mund të shiftë veten përmes tyre.

“Nëse do të zgjidhja të falja diçka nga vetja, do të zgjidhja të jepja sytë e mi . Do doja që nëpërmjet shikimit tim të shihje veten çdo ditë, se sa krenare jam për ty, se sa e bukur dhe e zgjuar po bëhesh çdo vit që kalon, se sa shumë lumturi na dhuron të gjithëve. Gëzuar Ditëlindjen Sihana ime!”, shkruan ajo.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?