Në Premier League java e dytë e kampionatit është mbyllur me fitoren minimale 0-1 të Arsenal në transfertën e Crystal Palace. Për ‘topçinjtë’ fitorja ishte shumë e vështirë, pasi goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 53 nga Odegard me penallti, ndërsa pak më vonë londinezët mbetën me 1 lojtarë më pak.
Mbrojtësi Tomiyasu mori të dytin të verdhë, por megjithatë Arsenal deri në fund ia arriti të mbronte fitoren. Të besuarit e Arteta-s iu bashkuan Brighton dhe Manchester City-t me pikë të plota pas dy javëve të para.
Komento