Me qira super të shtrenjtë, apartamenti i të pasurve ku jeton Ahmetaj ‘trazon’ politikën lokale në Zvicër! Këshilltarët bashkiakë: Si iu dha banesa?! Bashkia: Negociuam drejtpërdrejtë

4 Qershor, 16:14| Përditesimi: 4 Qershor, 19:53

  • Share

Si mundet që një ish politikan i nivelit të lartë, nën hetim për krime shumë të rënda, banon në një ndërtesë në pronësi të bashkisë? Kjo është pyetja e madhe që kanë ngritur në Zvicër për Arben Ahmetajn, qëndrimi i të cilit në Lugano ka filluar të shqetësojë jo vetëm komunitetin atje por edhe politikën lokale. Në drejtim të Bashkisë së Luganos dhe autoriteteve të tjera vendore është kërkuar një interpelancë për informacion rreth Arben Ahmetajt që jeton në një vilë luksoze nga këshilltarët lokalë Raoul Ghisletta, Edoardo Cappelletti dhe Mattea David.

Ata pyesin nëse Bashkia e Luganos "konfirmon që ndërtesa në Via S. Franscini i përket qytetit të Luganos" dhe nëse "a është në dijeni nëse ish-zëvendës kryeministër shqiptar dhe partnerja e tij banojnë rregullisht atje?". Nënshkruesit e pyetjes duan gjithashtu të dinë nëse “ndarja e akomodimit të qytetit për personat e përmendur konsiderohet e rregullt?”.

Në përgjigjen për këshilltarin bashkiak socialist Raoul Ghisletta dhe dy të tjerët bashkia thotë se institucioni  përgjegjës për hetime të thelluara në lidhje me azilkërkuesit është Sekretariati i Shtetit për Migracionin dhe jo Qyteti i Luganos. Bashkia, në përgjigje i saktëson se “nuk ka, me ligj, asnjë kompetencë për të kryer hetime apo vendime në fushën e procedurave të azilit dhe kufizohet në ndjekjen e procedurave të shpalljes, duke mirëpritur persona që respektojnë kërkesat  dhe që  sigurojnë dokumentacionin e saktë”.

Bashkia e Luganos edhe zyrtarisht konfirmon se ndërtesa 'ish Enderlin' në via Franscini 11 në Lugano është në pronësi të saj dhe se për të përcaktuar akomodimin me qira atje ndjek procedurën e përcaktuar nga Rregullorja për caktimin e akomodimit në pronësi të Bashkisë së Luganos, miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e 7 tetorit 2019”.

“Në fakt apartamentet janë vënë për “konkurrencë publike dhe me çmime tregu”. Konkretisht, më 5 korrik 2023 Bashkia pranoi hapjen e konkursit për dhënien e banesës që tërhoqi vëmendjen, garë në të cilën askush nuk mori pjesë. Kështu që ne kaluam nga praktika në negociata të drejtpërdrejta për të gjetur një qiramarrës. Procedurë që i është besuar Menaxhmentit për Pasuri të Paluajtshme Institucionale SA (Gipi), që ka mandat të rregullt nga Bashkia. Qiramarrësi u gjet në fund të shtatorit dhe mori çelësat e shtëpisë në fund të tetorit”

Pra, pushteti lokal në Lugano thotë se e ka nxjerrë në ankand për ta dhënë me qira të banesës me ccmim tregu por nuk ka pasur të intersuar, duke pasur parasysh edhe ccmimin.

“Personi që aplikon për qiranë – thekson ekzekutivi i qytetit të Luganos – ka paraqitur dokumentacionin e zakonshëm, i cili është vlerësuar dhe prej tij nuk ka dalë asnjë çështje kritike e asnjë lloji, prandaj mendohet se dhënia e qirasë është vlerësuar, ekzaminuar dhe është plotësisht në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi për këtë çështje”.

Mediat zvicerane lokale, të kantonit italishtfolës Ticino, shkruajnë se janë interesuar të autoritetet lokale, janë pyetur drejtuesit e departamenteve të Pasurive të Paluajtshme dhe të Sigurisë, për të marrë pikërisht përgjigjen e këtyre pyetjeve ndërsa janë informuar se është e vërtetë që ndërtesa është në pronësi të bashkisë, ndërsa për emrin e Ahmetajt thonë se nuk e kanë parë kurrë.

Kjo konsiderohet normale duke qenë se apartamenti është në emër të partneres së tij Erjola Hoxha, e cila ka firmosur kontratën, edhe pse Ahmetaj si të gjithë qytetarët, është ende i detyruar të regjistrohet sipas ligjit dhe deri tani nuk e ka bërë këtë. Të njëjtat burime thonë se qiraja për apartamentin nuk është dhënë me çmim të ulët, por një qira shumë e shtrenjtë, ndërsa në të njëjtin banesë kanë qëndruar persona shumë njohur VIP edhe më parë.

Mediat shkruajnë gjithashtu se prania e Ahmetajt në Lugano nuk është e rastësishme, duke e lidhur këtë edhe me disa raportime të mëparshme se gjithsej 1.8 milionë euro do të ishin transferuar nga bankat shqiptare në llogari të një dege të Credit Suisse në Lugano të një prej ortakëve të Ahmetajt. Për të hedhur dritë mbi këto transferta të majme nga Shqipëria, SPAK kërkoi informacion përmes një letërporosie në Zvicër, ndërsa Ministria Publike e Konfederatës dërgoi dokumentet e kërkuara në tetor 2023.

Por raportohet edhe një lidhje tjetër e Ahmetajt, pikërisht me Luganon, qytetin ku po jeton në një apartament super luksoze.  Kompania e inceneratorit Integrated Energy BV ka transferuar paratë pikërisht në Lugano, ku kishte një llogari në Arner Bank, mbi të cilën Mirel Mërtiri kishte prokurë. Një kompani në Zvicër, 3DDD Sëiss Trading SA, merrte transferta të majme nga  një llogari që i përkiste inceneratorit të Tiranës. Kompania është themeluar nga një shtetas shqiptar me banim në Itali dhe që zotëron një tjetër kompani në kantonin e Ticinos, Drax Consult SAGL . Vetë Drax Consult ishte në qendër të një skandali më parë në Zimbabve.

Sa i përket çështjes së azilit, mediat zvicerane thonë se ende ka pikëpyetje për t’u pranuar sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar që prej korrikut 2023 për dosjen e inceneratorëve, ndërsa burime bëjnë me dije se hetimet pritet të mbyllen brenda muajit qershor.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lori: 04/06/2024 21:50

    Zvicra, strofulla e shumë kërmave ndërkombëtare.

    Përgjigju
  • Or tej: 04/06/2024 21:44

    Ngelen pabukesit duke i mbajtur grate me qira, me shtepi, me vila or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or tej: 09/06/2024 00:28

      Ky marak maraku i shkrete nuk ma len zemren e qete or teeeejjjjj

    • Po më po: 04/06/2024 23:44

      Edhe tyre paska zen meraku

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?