'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku

2 Gusht, 22:09| Përditesimi: 2 Gusht, 22:34

  • Share

Aktorja Rudina Dembacaj ka publikuar së fundmi disa foto krah fëmijëve të bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

Shpesh aktorja ka ndarë në rrjetet sociale momente krah fëmijëve gjatë festave të tyre familjare.

Këtë herë Rudina ka zgjedhur të pozojë me të tre fëmijët e ish-deputetit, ndërsa ajo që ka marrë më shumë vëmendjen, ka qenë shkrimin i aktores krahas fotove.

“Mara, Erta dhe Nardi me njerkën e tyre”, ka shkruar ajo, ndërsa ka publikuar fotot me dy vajzat dhe djalin e Frrokut.

Kujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raku: 03/08/2024 20:46

    Na plasi per Rudinen dhe Frrokun. Po spaku do i hetoje ndonjehere kta frrokajt se bandita jane dhe kta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?