Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira

‘Më ofendoi mua dhe familjen time’, Einxhel Shkira thyen heshtjen, rrëfen për herë të parë për krisjen e miqësise më Beniada Nishanin

27 Tetor 2022, 20:27| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 20:28

  • Share

Moderatorja Einxhel Shkira ka zbuluar së fundmi se pse pati një krisje mes saj dhe ish konkurrestes së Big Brother Beniada Nishani direkt pas emisionit.

Einxhel dhe Beniada Nishani krijuan një miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” por pas mbarimit të spektaklit vajzat nuk folën më me njëra- tjetrën.

Einxhel ka treguar gjatë ‘live’-it se mes  tyre nuk ka pasur një debat ballë për ballë por të dyja kanë evituar të flasin drejpërdrejtë për situatën. Sipas moderatores ishin disa situate të cilat e zhgënjyen atë.

“Mes nesh nuk ka patur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”,– ka sqaruar Einxhel.

Einxhel rrëfeu gjithashtu se pas mbarimit të BBV ajo u përball me një situatë të këndshme me mamanë e Beniardës e cila sipas saj e ka ofenduar.

“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”- tha ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?