Reols Hysneli, shqiptari i cili u gjet i vrarë në Gjermani

Me origjinë nga Burreli, zbulohet identiteti i i 27-vjeçarit shqiptar që u gjet i vrarë në Hamburg

2 Dhjetor 2023, 07:32| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 09:02

  • Share

Është nga Burreli 27 vjeçari i cili u gjet i vrarë pak ditë më parë në Gjermani. Media gjermane Bild zbulon identitetin e shqiptarit që u gjet i vrarë me plumb në kokë më 25 nëntor 2023 jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen

Ai është Reols H., 27-vjeç nga Burreli. 27-vjeçari rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani. Për ngjarjen është vetë dorëzuar ne polici një 17-vjeçar shqiptar. Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, dhe trupi më pas është dërguar atje ku është gjetur.

Hetuesit po hetojnë për motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.


Lajmi kryesor:

U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, Report Tv zbulon detaje nga vrasja në Gjermani! Pista e hetimit: Prishja e pazareve të drogës


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?