Foto ilustruese

Kronikë

Me pak aksidente por më shumë viktima/ 52 persona humbën jetën në tremujorin e parë 2025

28 Prill, 22:13| Përditesimi: 28 Prill, 22:21

  • Share

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë regjistruar 52 viktima nga aksidentet rrugore në Shqipëri, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT. Ky është numri më i lartë i viktimave për të njëjtën periudhë tremujore prej janar-mars 2021 kur u regjistruan 58 viktima. 

Nga ana tjetër në total gjatë periudhës janar-mars 2025 janë regjistruar 301 aksidente rrugore, një rënie prej 20.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u shënuan 377 aksidente.

Vetëm gjatë muajit mars 2025 janë shënuar 88 aksidente rrugor me një total prej 128 personash të aksidentuar, përfshirë të plagosur dhe të vrarë. 

85.2% e aksidenteve janë shkaktuar si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ndërsa grupmosha më e përfshirë është ajo 35-44 vjeç, me 29.5% të rasteve.

Sipas shpërndarjes ditore aksidentet ndodhin më shpesh ditën e hënë 20.5%, ndërsa dita me më pak aksidente është e enjtja 10.2%.

Nga të dhënat e muajit mars rezulton se numri i viktimave meshkuj është ndjeshëm më i lartë krahasuar me femrat. Vetëm muajin e kaluar janë regjistruar 17 meshkuj të vdekur dhe 3 femra, ndërsa në të plagosur përfshihen 79 meshkuj dhe 29 femra.

Edhe pse krahasuar me një vit më parë numri i aksidenteve ka rënë, numri i viktimave është rritur.

Në tremujorin e parë të 2024-ës u shënuan 34 viktima, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 janë regjistruar 52.

 

(Kliko këtu për të lexuar raportin e Instat)

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?