Ndryshimet e klimës kanë një ndikim të dukshëm dhe negativ në zhvillimin e kolonive të bletëve, duke penguar riprodhimin e tyre në kohën e duhur.
Në juglindje të vendit, bletërritësit po përballen me vështirësi të shumta për të mbajtur stabilitetin e kolonive, për shkak të ndryshimeve të papritura të temperaturave dhe lagështisë.
Kryetari i shoqatës së bletërritësve, Kledian Kosturi, theksoi se kushtet atmosferike të pafavorshme kanë ndikuar në pamundësinë e rigjenerimit të familjeve të bletëve duke i vënë ato në një rrezik të vazhdueshëm.
“Bletet janë te gjitha brenda ne koshere sepse klima nuk po pershtatet me bleten. Bletari duhet te kujdeset qe te mbaje kolonine te mbledhur dhe ngrohte. Ne momentin qe hapet koha mbreteresha leshon larvat dhe me pas bie shi dhe mund te marre infeksion”.
Specialistët rekomandojnë që bletërritësit të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e kolonive të bletëve dhe të ndërmarrin masa parandaluese për të shmangur infeksionet që mund të ndodhin si pasojë e lagështisë.
“Neodema krijohet nga lageshtia. Shpresojme te jete vit i mbare pavaresisht motit. Per shkak te ftohtit starti i saj fillon ne fund te prillit. Cdo bletar sapo hap kosheren e dallon se ka rene miza. Bleta ndikohet shuma nga klima”.
Sa i përket prodhimit të mjaltit, Kosturi thekson se vitin e kaluar bletërritësit u përballën me një rënie të konsiderueshme të prodhimit, deri në 20%. Për sivjet, është ende herët për të dhënë një vlerësim por shpreson se gjendja do përmirësohet.
Komente
