Më pak se 10 persona bashkë! Vëzhgimi i Report Tv, në Tiranë e pamundur, qytetarët ngjeshur në urbanë

18 Nëntor 2020, 15:43| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 15:50

  • Share

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mos lejuar grumbullimet me më tepër se 10 persona si në ambiente të mbyllura dhe në ato të hapura duket se nuk do të jetë fort i zbatueshëm. Çdo ditë ne shohim në rrugët e kryeqytetit që transporti publik, një nga pikat kyçe të lëvizjes së qytetarëve është i mbushur plotë ku shpeshherë edhe mbajtja e maskës nuk respektohet nga të gjithë. Edhe në stacionet e urbanëve është e pamundur të mos ketë më tepër se 10 persona.

Që kur urbanët i rifutën në qarkullim më datë 6 korrik, asnjë masë anti-covid nuk është respektuar. Distanca 1 m pasagjeri nga pasagjeri nuk ekziston. Në stacionet kryesore pritja është deri kur autobusi të tejmbushet. Më problematikë paraqiten linjat nga vendndalimi i 9-katesheve.

Edhe gjatë lëvizjes në rrugë është e pamundur të mos krijohen grumbullime. Siç shihet dhe nga pamjet qytetarë duhet të presin që semafori të bëhet jeshil për tu shpërndarë.

Në institucionet, kryesisht nëpër banka, shihen banorët që presin jashtë dyerve sa tu vijë radha për tu futur brenda

Ashtu siç kanë vijuar përgjatë javëve të fundit, baret e kryeqytetit frekuentohen nga shumë qytetarë kryesisht të rinjtë si më neglizhentët ndaj masave anti-covid.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve do të ndalojë dhe mbledhjet partiake të cilat janë zhvilluar ceremonitë mortore përtej prezencës familjare.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?