9 programe studimi në Universitetin e Tiranës, 6 në Universitetin Politeknik dhe 10 degë në Universitetin e Bujqësisë kanë më pak student 10 student në auditorët e tyre nga dy raundet e para të regjistrimeve në Universitet.
Braktisja e këtyre programeve studimi rrezikon mbylljen apo shkrirjen e disa prej këtyre degëve për të cilat senati akademik do të shqyrtojë rast pas rasti pas përfundimit të raundit të lirë të regjistrimeve nëse këto programe do të mbyllen apo jo.
Report Tv analizoi statistikat e të regjistruarave në 4 Universitete të kryeqytetit.
Në Universitetin e Tiranës Kimia, Fizika, Kimia Industriale dhe Mjedisore, Arkeologji dhe Trashegimi Kulturore , Gjuha Frënge, Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze, Gjuha Angleze ( Sarandë), Shkenca Natyrore Mjedisore dhe dega e Filozofisë kanë nga 3-9 student të regjistruar.
Në Universitetin Politeknik degët Inxhinieri Gjeologjike, Inxhinieri e Burimeve Minerare, Inxhinieri Gjeomjedis, Inxhinieri Fizike, Inxhinieri Matematike, Inxhinieri Kimike kanë 3-8 student të regjistruar.
Ndërsa në Universitetin Bujqësor ka 10 degë studimi ku numri i regjistrimeve është më i vogël se 9 student. Më problematike situata praqitet në degën Agrobiologji ku ka vetëm 1 student të regjistruar , dega e Kopshtarisë me 4 të regjistruar dhe dega Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë me 3 regjistrime. Ky është viti i dytë, që qeveria ka ofruar mbështetje me bursë mujore sa paga minimale për disa nga këto degë të shpallura si prioritare , por si duket as kjo strategji nuk ka mundur të thith mjaftueshëm student.
Megjithatë është ende herë të flitet për mbyllje të këtyre programeve pasi me ligj që një program të mbyllet duhet të ketë 0 studentë në të treja vitet e tij.
Mjekësia e Përgjithshme dhe Arkitektura ndërkohë janë degët që s’kanë asnjë kuotë bosh për regjistrime.
Rreth 20 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditorët e universiteteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Bursa eshte per ata qe nuk kane mundesi,shteti duhet te mendoje te ofroje vende pune,se ja e mbaroi universitetin me burse,cfare t'i beje asaj diplome,t'a vare ne mur e t'a shikoje cdo dite sa e bukur eshte e t'i pije lengun,kur s'ka vend pune per ate per cfare eshte diplomuar! Mjekesia dhe arkitektura jane plot me studente se mjeket po emigrojne,kurse ne vend po lulezojne kullat,pallati e betoni,kurse shteti mburret vetem me turizmin,agroturizmin,hotelet e rruget,kur duhet te filloje te mendoje per te krijuar vende pune te tjera.Po vazhdoi ne kete rruge,jo qe deget do te mbyllen,por dhe emigrimi masiv do te shtohet sa nuk do te mbetet me njeri aty.
Përgjigju