Më pak se 2 minuta në Gjermani, Nelson Hysa hedh KO rivalin argjentinas dhe shpallet kampion bote! Asnjë humbje për boksierin shkodran

9 Shtator 2023, 23:34| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 16:14

  • Share

GJERMANI - Nelson Hysa ngre lart flamurin kuqezi dhe fiton në ring kundër boksierit argjentinas, Maximiliano Alejandro Sosa. Shkodranit iu deshën më pak se 2 minuta për të hedhur në tapet me “knock out” rivalin latin në Leverkusen. 

Në duelin për titullin ËBC, Hysa mban rekordin të paprekur dhe merr fitoren e 11 në po kaq ndeshje në ring përsa i takon boksit profesionist, duke bërë të vetin brezin e kampionit të botës.

Hysa ishte i pandalshëm që në sekonda e para, duke i dhënë goditje të forta rivalit dhe më pas duke e rrëzuar në tapet. Sosa u ngrit për disa ccaste, ndërsa arbitri i ringut mbylli ndeshjen duke parë gjendjen e argjentinasit. 

Në prononcimin e tij pas fitores, Hysaj ia dedikoi këtë fitore familjes së tij, që e ka mbështetur në këtë rrugëtim fantastik.

“Isha përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe shpresoj që të tilla sfida tij bëj dhe në të ardhmen. Dua të shfrytëzoj momentin me të tjera fitore. Ndihem shumë mirë që kam tani këtë brez kampioni dhe dua të vazhdoj në këtë rrugë fitoresh dhe të siguroj edhe breza të tjerë edhe më të rëndësishëm se ky”, tha Hysa.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 10/09/2023 09:25

    E çuditshme! Ka ndodhur një mrekulli! Nelsoni sa më plak të bëhet aq më i fortë është! Hahahaha

    Përgjigju
    • Shkodrani ST: 10/09/2023 09:52

      Tirana te merr me te mira????ne Shkoder duhet me u ba pale me Bajrat Lict Caft e compani ne Tirane sta ngacmon kush grune e mrapa te fut thiken…

  • George: 10/09/2023 06:00

    Nelson Hysa hyri ne ring me flamurin e Shqiperise?!

    Përgjigju
    • Shkodrani ST: 10/09/2023 09:49

      Po pse me flamurin e kuje duhet me hy ne ring?!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?