Më pak se 3 muaj dhe vetëm 9 ndeshje, aventura e Di Biagio-s te Dinamo mbyllet me 6 humbje! Te 'nëndetësja' pritet Mehmeti (VIDEO)

23 Tetor 2023, 12:19| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 12:26

  • Share

Më pak se 3 muaj dhe vetëm 9 ndeshje zyrtare ka zgjatur aventura e trajnerit Luigi di Biagio me Dinamon. Ish-futbollisti shumë i njohur italian, i cili më herët ka drejtuar edhe në Seria A, njoftoi largimin pasi ‘nëndetësja’ u mund 2-3 me përmbysje nga Teuta në ndeshjen e javës së 9 të Superligës të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’.

Kjo e la Dinamon në vendin e fundit me 7 pikë, shumë larg objektivave të fillim sezonit ku ‘nëndetësja’ debutoi me pompozitet, pasi ndryshoi emrin dhe njoftoi bashkpunimin me sheikët e Manchester City-t. Deri më tani, në 9 ndeshje, Dinamo ka marrë vetëm 2 fitore dhe 1 barazim.

Dinamo është klubi i 6 nga 10 në Superligë që ndryshon të paktën njëherë trajnerin deri në mbyllje të fazës së parë të kampionatit. Detaje që tregojnë se pozicioni i trajnerit në futbollin shqiptar nuk vlerësohet dhe sakrifikohen saherë që skuadrat nuk kanë ecuri të mirë.

Sa i takon zëvendësuesit te Di Biagio-s kandidat potencial është Dritan Mehmeti, trajneri i cili e ngjiti Dinamon në Superligë dhe që zhvilloi një fazë përgatitore të verës. Palët nuk kanë ende një marrëveshje, pasi Mehmeti këtë herë kërkon më shumë siguri. Nuk përjashtohet as kandidatura e Orges Shehit, ish-trajnerit të Tiranës i cili pas largimit nga bardheblutë është parë pranë presidentit Ardian Bardhi të Dinamos.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?