ITALI- Një shtëpi e rregullt, piktura në mur, dy arusha pelushi, një divan ngjyrë kafe, një dhomë e përdorur si palestër, apartamenti ku bosi Matteo Messina Denaro kaloi muajt e fundit në arrati, mund të jetë shtëpia e çdo njeriu.
Në dhomën e ndenjes një televizor, libra të vendosur në një raft, piktura në mure me riprodhime të pikturave të famshme, si Luledielli i Van Gogh-ut dhe fotot e protagonistëve të filmit “Kumbari” dhe “Xhokeri”. Pak metra më tutje është dhoma ku përdorej si palestër, ku gjendet edhe tavolina e hekurosjes, dhjetëra këpucë të shtrenjta të vendosura në një raft këpucësh, thënë ndryshe një apartament si shumë të tjerë, mirëpo duket e vështirë për ta pranuar kur thuhet se ky apartament i përket Matteo Messina Denaro.
Kjo shtëpi është në Campobello di Mazara dhe është xhiruar nga Carabinierit, të cilët në 16 janar i vunë prangat Denaros.
Kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.