Ambasada Ruse në Tiranë, ka promovuar bukuritë unike të vendit tonë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Ruse ka zgjedhur të publikojë fotot e fshatit piktoresk bregdetar, Qeparo.
“Shqipëria përmes syve të diplomatëve. Fshati i vogël bregdetar në Qeparo dhe pamjet e bukura të Jonit”, shkruhet postim.
Ambasada ka zgjedhur gjithashtu të promovojë qytetin antik të Apolonisë, duke publikuar foto të pasurive arkeologjike.
Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka njoftuar shtetasit e saj se Shqipëria ka vendosur të anulojë vizat për ta për sezonin turistik.
Qeveria shqiptare ka vendosur që turistët rus kanë të drejtë qëndrimin në vendin tonë deri në 3 muaj ose 90 ditë brenda 180 ditëve ose 6 muajsh dhe kjo ka hyrë në fuqi më 1 prill dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2021.