Me pamjet mahnitëse nga Syri i Kaltër, Rama: Iu uroj një të dielë të paqtë

14 Qershor 2020, 09:57| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 09:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një nga vendet më të bukura të Shqipërisë për t'i uruar shqiptarëve një të dielë të paqtë. Rama ka shpërndarë një video nga 'Syri i Kaltër' në Sarandë ku duken peisazhet mahnitëse që të ofron ky destinacion, që për shumë turistë që zgjedhin jugut për pushimet e verës është e pamundur të mos e vizitojnë.

Krahas videos në 'facebook' Rama shkruan: "dhe me këtë peizazh nga Syri i Kaltër, ju uroj të dielë të paqtë."

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karstike me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?