Momenti i lindjes së foshnjes

Kronikë

Me pasoja të rënda nga COVID-19, nëna e re lind foshnjën dhe kthehet në shtëpi pas terapisë intensive, Manastirliu: Krenare për mjekët dhe infermierët

1 Prill 2021, 10:22| Përditesimi: 1 Prill 2021, 10:25

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar lajmin e mirë, se një nënë e re nga Kukësi me COVID, e cila pavarësisht vështirësive dhe komplikacioneve ia doli mbanë të sjelli në jetë një foshnje të shëndetshme.

Manastirliu shkruan se kjo “fitore” është falë profesionalizmit të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të pamundurën që Besmira dhe vajza e saj e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi.

“Krenare për mjekët dhe infermierët.”, shkruan ministrja e Shëndetësisë në fund.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?