'Më përdhunoi kur isha vetëm 17 vjeç'/ Arrestohet regjisori i njohur në Serbi pas denoncimit të aktores!

18 Janar 2021, 18:05| Përditesimi: 18 Janar 2021, 18:09

  • Share

SERBI-Një skandal i ngjashëm me atë të Harvey Weinstein në Hollywood, një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Serbi. Skandali ka marrë përmasa të mëdha, pasi regjisori dhe mësuesi i njohur i aktrimit serb Mika Aleksić është arrestuar, pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. Rasti u bë publik pas denoncimit të aktoret Milena Raduloviç.

Sipas mediave serbe, kjo e fundit Ruduloviç e ka akuzuar regjisorin se e ka përdhunuar kur ka qenë 17 vjeç dhe ai 61 vjeç dhe kjo ka ndodhur më shumë se një herë.

“Më ka dhunuar kur isha 17-vjeçare,”-ka thënë Radullovic, e cila ka luajtur edhe në serinë "Besa", pjesë e së cilit luajnë edhe disa aktorë shqiptarë. Dëshmitë janë shumë të forta, ku mësohet se Aleksić i pyeste vajzat e moshës 13-14 vjeçare ai i pyeste nëse kanë bërë seks dhe nëse kjo u ka pëlqyer, si edhe u kërkonte atyre që të shkojnë në shkollë me fustane.  

Kush është Mika Aleksić?
Në vitin 1995 Aleksic ka qenë regjisor i një filmi mbi dasmën e kriminelit të luftës Arkan dhe këngëtares së turbofolkut Ceca. Më 1993 Aleksic ishte kandidat i partisë së Arkanit për parlamentin serb. Shkollën e tij të aktrimit e kanë ndjekur mbi 3000 të rinj (djem e vajza).

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?