“Turistët e përgjuar” është shtëpia-ekspozitë, që u çel këto ditë në qytetin e Durrësit. Në një rrugicë shumë pranë qendrës së qytetit, shtruar me kalldrëm, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku kanë kthyer banesën e familjes Mima në një ekspozitë për periudhën e komunizmit. Ndryshe nga te tjerat, kjo ekspozite synon te sjelle historinë e turisteve te huaj që u lejuan te vizitojnë Shqiperinë komuniste.
Dhomat e hoteleve ishin të përgjuara me “çimkat” e vendosura në tavllat e duhanit, ndërkohë që rrugëve kishte të ashtuquajtur “spiunë” të cilët shënonin gjithçka dëgjonin nga bisedat e turistëve me guidat. Po kështu veshjet ekstravagante, mbajtja e mjekrës, komunikimi me vendasit, filmimi apo fotografimi dhe sjelljet perëndimore, ishin krejtësisht të ndaluara ndërkohë që turistët duhet të bënin shkresa të tëra për të vizituar vendin nën masa të rrepta sigurie.
Shtëpia ekspozitë do të qëndroje e hapur për vendasit dhe turistët në një afat të pacaktuar, ndërsa dy autoret, pedagoge të Universitetit të Durrësit po punojnë për të mbledhur më shumë të dhëna dhe fakte.
Spiunat qe spiunojne njeri tjetrin jane fare e keqe ne ditet e sotme jane me shumice fatkeqsi e madhe per ne
PërgjigjuIshte koha kur kishte shtet e jo përralla. Sot gjithçfarë ushqimesh e të gjithë të sëmurë. Sdime çfarë hamë
PërgjigjuPyesni Mirela Kumbaron sepse ajo ka punuar ne hotel Dajti si perkthyese e pergjimeve me Luan Pobratin.
PërgjigjuCfare gjuhe perkthente? Keto perkthyesat me Ben Tigrin ne krye u bene te gjithe milionere tek ne or teeeejjjjj