Foto ilustruese

Bota

Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)

12 Dhjetor 2024, 12:52| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 12:59

  • Share

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli.

Fatjon Sadikaj u ndalua nga policia angleze pasi po lëvizte në mënyrë të çuditshme në Chaddock Lane, Salford. 

Sipas mediave të huaja, efektivët dyshuan se shoferi ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës. 38-vjeçari nuk iu nënshtrua testit të frymëmarrjes dhe u arrestua me dyshimin se kishte ecur me automjet në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit, Sadikaj fillimisht i ka treguar policisë se ka një armë dhe teksa qeshte, sipas mediave vendase, ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”.

Oficerët gjetën një pistoletë me mulli dhe ai u arrestua më tej me dyshimin për posedim të një arme zjarri.

Sadikaj u deklarua fajtor për posedimin e një arme zjarri dhe u dënua me pesë vjet burg.

Fatjon Sadikaj

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 239 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?