Kronikë

Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 09:23| Përditesimi: 18 Korrik, 09:52

  • Share

Një 28-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Edmond Preçi u ndalua me pistoletë në brez dhe municione luftarake në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës.

28-vjeçari Edmond Preçi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”. 

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.  

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. 

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?