Me plagë në duar e sy, flet gruaja që u grabit në Vermosh: Hynë brenda me automatikë dhe na lidhën

2 Qershor 2022, 12:03| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 12:34

  • Share

 

Me plagë në duar e në sy, Mri Tinaj tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, pasi dy grabitës ju futën ne banesë dhe u vodhën para e sende me vlerë. Ajo thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

‘Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lanë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë një thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe me pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.


Lajmi kryesor:

Grabitësit lidhin çiftin e të moshuarve dhe i plaçkisin banesën në Vermosh! Gruaja rrëfen tmerrin: Hynë brenda me automatikë, na morën 30 mijë euro dhe makinën


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?