Eduard Shalsi me policët në Kukës, në 'Ditën e Dëshmorëve'

Politikë

Me policët 'Ditën e Dëshmorëve' në Kukës, PD denoncon Shalsin në KQZ: Përdori burime shtetërore në fushatë, të gjobitet! (DOKUMENTI)

13 Qershor, 16:18| Përditesimi: 13 Qershor, 16:53

  • Share

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisi hetim administrativ dhe të gjobisë deputetin socialist Eduard Shalsi, njëkohësisht kreu politik i subjektit të tij për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 11 majit.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se ky denoncim dhe kërkesë është dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i PD-ADSHM, Marash Logu dhe është bërë për shkak se pretendohet që ligjvënësi ka shkelur Nenin 91 të Kodit Zgjedhor, për përdorim të burimeve shtetërore.

Në këtë kërkesë 5 faqëshe, ndodhet si provë e pretenduar edhe shkrimi i medias së familjes së Berishës, mbi bazën e të cilit u bë denoncimi edhe më herët në KAS, por u rrëzua.

PD e akuzon Shalsin se zhvilloi takim elektoral me policët në Drejtorinë e Policisë së Kukësit gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si shkelje të Kodit. Por sipas verifikimeve, deputeti socialist nuk ndodhej për fushatë, por për “Ditën e Dëshmorëve të Policisë”, e faktuar kjo edhe më pas.

KAS ia kishte rrëzuar të njëjtin pretendim më parë PD-së, ku kërkonte pavlefshmëri rezultati dhe ripërsëritje zgjedhjesh, teksa një prej provave ishte pikërisht shkrimi i medias së familjes së Berishës.

Tani PD i kërkon kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që të marra masa dhe të gjobisë deputetin socialist.

(Kliko këtu për të lexuar denoncimin e PD)

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?