Ish-eurodeputeti Giannis Lagos

Kosova & Rajoni

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policie, ish-eurodeputeti i Agimit të Artë ekstradohet drejt Greqisë

16 Maj 2021, 15:49| Përditesimi: 16 Maj 2021, 15:57

  • Share

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat policore ka mbërritur në Greqi nga Brukseli ish-eurodeputeti dhe ish-anëtari i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos.

Gjykata e ka dënuar Giannis Lagos, me 13 vjet e 8 muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të saj.

Lago u arrestua në Bruksel muajin e kaluar menjëherë pasi Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin. Ai është mbajtur në një burg në kryeqytetin belg për gati dy javë. Fillimisht, Lagos kishte kundërshtuar ekstradimin e tij, por më vonë ra dakord që të dërgohej në shtëpi për t'u përballur me burg.

Ai është dërguar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Arteë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj.

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?