Sport

Me probleme në zemër, Daley Blind rrezikon të mbyllë karrierën

23 Dhjetor 2019, 13:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 13:42

  • Share

Daley Blind, mbrojtësi i Ajax, rrezikon të mbyllë karrierën në moshën 29-vjeçare, Futbollisti i cili në të kaluarën e tij ka luajtur edhe për Manchester United, në ndeshjen e Champions League kundër Valencia-s shfaqi probleme dhe klubi e dërgoi për kontroll të imtësishëm.

Mediat në Holandë raportojnë se Blind ka probleme në zemër, akzaktësisht u zbulua se vuan nga miokardi. Edhe klubi i Ajax ka njoftuar se Blind nuk do të udhëtojë me skuadrën në Katar për fazën përgatitore dimërore, por do të qëndrojë në shtëpi për t’u rikuperuar.

Gjithsesi mbetet e vështirë për të thënë se ai do të rikthehet të luajë sërish futboll, pasi mjekët i kanë rekomanduar që të paktën përkohësisht të ndalë çdo aktivitet fizik.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?