Foto ilustruese

Kronikë

‘Më qëlluan me armë’, policia shpall në kërkim dy adoleshentë në Krujë pas denoncimit të 27-vjeçarit

3 Shtator, 14:09| Përditesimi: 3 Shtator, 14:12

  • Share

Dy adoleshentë në Krujë, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të një 27-vjeçari, janë shpallur në kërkim nga policia.

Ka qenë vetë 27-vjeçari, i cili kallëzoi në Policinë e Krujës se një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij pas një sherri.

Por fatmirësisht nuk pati të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë që dy adoleshentët janë shpallur në kërkim nga uniformat blu. Grupi hetimor po punon për të verifikuar dhe zbardhur këtë ngjarje, si dhe pretendimin e 27-vjeçarit që bëri kallëzim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?