Me qese ushqimesh në duar, familjarë të pacientëve të shtruar me COVID tek Infektivi presin jashtë perimetrit të sigurisë (FOTO)

5 Janar 2022, 12:19| Përditesimi: 5 Janar 2022, 12:24

  • Share

Të afërmit e pacientëve të shtruar me COVID në spitalin Infektiv, janë parë sot jashtë në ambientet e jashtme të spitalit, teksa po presin në radhe me qese ushqimesh në duar, për t’ua dorëzuar familjarëve.

Siç shihet nga fotot ato ndodhen jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa në ankth presin përgjigje për familjarët e tyre të sëmurë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Kujtojmë se një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 801 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?