'Me Qipron duam fitore', trajner Grima i kombëtares së femrave: Çdo rezultat pozitiv do të thotë shumë për ne

21 Nëntor 2020, 12:15| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 12:22

  • Share

Kombëtarja e femrave ka shpallur sot listën me 21 futbollistet e grumbulluara për dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Europianit kundër Qipros dhe Portugalisë. Trajneri Amir Grima në prag të takimeve deklaron se sfida me Qipron duhet fituar, por edhe në Portugali nuk do të shkojnë pa pretendime.

“Në patjetër që ndeshjen me Qipron pretendojmë ta fitojmë. Mendojmë se i kemi mundësitë dhe kapacitetet për ta kaluar këtë sfidë në favorin tonë. Por edhe ndeshja me Portugalinë na lejon hapësira për të menduar që të shkojmë për një rezultat pozitiv.”

Edhe nëse merr 6 pikët në dy ndeshjet e fundit Kombëtarja e femrave nuk mund të kualifikohet, por ky objektiv është ende herët për t’u synuar sipas Grimës, duke parë nivelin tonë. Në këtë moment sipas tij me rëndësi është që skuadra të rritet.

“Çdo fitore në këto momente për futbollin e femrave është shumë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për kualifikimin. Ne duhet t’i ngjisim shkallët avash avash. Por çdo fitore në këto momente është shumë për çdo vajzë që luan futboll.”

Pas 6 ndeshjesh në grup kombëtarja e femrave ka vetëm tre pikë, ndërsa është skuadra që ka pësuar më shumë gola. Kundër Qipros do të luhet me 27 nëntor në Shqipëri, ndërsa me Portugalinë më 1 dhjetor në transfertë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?