Ridvan Ramazani

Me radio policie e pistoletë në brez, ja si u vra me 30 plumba kallashi, Ridvan Ramazani! Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u qëllua nga dy drejtime

30 Dhjetor 2020, 11:55| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 12:31

  • Share

Një muaj nga vrasja e Ridvan Ramazanit (Hyseni) në Shkodër, zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet që ka kryer policia e qytetit, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij krimi të ndodhur më 28 nëntor.

“Shqiptarja.com” mëson se në drejtim të Ridvan Ramazanit janë lëshuar plot 30 plumba automatiku, ndërkohë brenda në makinën tip "BMW X5" të Ramazanit është gjetur një gëzhojë pistolete dhe një radio policie. Prania e kësaj radio brenda në makinën e “të fortit” të Shkodrës, ka ngritur dyshime të forta se Ramazani, ishte përgatitur për një përplasje me armë me grupin e djemve që ishin konfliktuar me djalin e tij.

Në makinën e Ramazanit, policia gjeti dhe sekuestroi një gëzhojë pistolete, gjë e cila tregon se Ramazani, ka qëlluar vetëm një herë me armë. Për këtë ngjarje të ndodhur në 28 nëntor 2020 momentalisht ndodhet në burg vetëm Mikljor Gjoka, ndërsa dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Vrasja e Ridvan Ramazanit në zonën e Dajçit në Shkodër është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë të një karburanti dhe është parë nga dy punonjësit e këtij biznesi, Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi.

Autori i krimit Duel Mehmedaj, pasi ka zbrazur të gjithë karikatorin drejt Ridvan Ramazanit, i ka bërë me shenjë vëllait të tij, Hydajetit, që të largohet me makinë, ndërsa vetë Dueli me armë në dorë është larguar nga vendgjarja në këmbë.

Siç ka rezultuar dhe nga pamjet filmike, Dueli ka qëlluar nga dy kënde pozicionimi, fillimisht ballor dhe më pas, kur Ramazani ka qëlluar vetëm një herë me armë, Dueli, është shmangur duke u pozicionuar pas makinës së Ramazanit dhe ka vijuar ta qëllojë atë me breshëri nga pas koke.

Pas vrasjes, Duel Mehmedaj, ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, dhe me armë në dorë ka kërcënuar me jetë dy punonjësit e këtij biznesi, në rast se ata do tregonin në polici, se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin autorët.

Ora 12:03
Kamerat e karburantit tregojnë se Ramazani u qëllua nga dy drejtime! Duel Mehmedaj kërcënoi me armë dy punonjësit

Vrasja e Ridvan Ramazanit në zonën e Dajçit në Shkodër është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë të një karburanti dhe është parë nga dy punonjësit e këtij biznesi, Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi.

Autori i krimit Duel Mehmedaj, pasi ka zbrazur të gjithë karikatorin drejt Ridvan Ramazanit, i ka bërë me shenjë vëllait të tij, Hydajetit, që të largohet me makinë, ndërsa vetë Dueli me armë në dorë është larguar nga vendgjarja në këmbë.

Siç ka rezultuar dhe nga pamjet filmike, Dueli ka qëlluar nga dy kënde pozicionimi, fillimisht ballor dhe më pas, kur Ramazani ka qëlluar vetëm një herë me armë, Dueli, është shmangur duke u pozicionuar pas makinës së Ramazanit dhe ka vijuar ta qëllojë atë me breshëri nga pas koke.

Pas vrasjes, Duel Mehmedaj, ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, dhe me armë në dorë ka kërcënuar me jetë dy punonjësit e këtij biznesi, në rast se ata do tregonin në polici, se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin autorët.

Edhe pse dy autorët nuk kanë folur asnjë fjalë në polici, ç’ka solli arrestimin e tyre për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, sërish Duel Mehmedaj, është zbuluar nga kamerat e sigurisë së karburantit.

“Shqiptarja.com”, ka mundur të zbardhë proces-verbalin e këqyrjes së kamerave të sigurisë, të cilat japin një dinamikë të qartë mbi atë çfarë ndodhi në 28 nëntor 2020. Sipas dokumentacionit rezulton se:

“…dy vëllezërit Mehmedaj dhe personi i arrestuar Mikljor Gjoka, kanë qenë me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me ngjyrë të zezë me targë “AB 259 BA. Nga dera e pasme e pasagjerit, në krahun e djathtë del një person me armë zjarri automatik në dorë dhe qëllon menjëherë me armë zjarri. Drejtimi i qitjes është automjeti tip BMW me targë AA 666 JH, me drejtues shtetasin Ridvan Hyseni. Po ashtu, nga pamjet filmike, rezulton se pasi personi që ka qëlluar me automatik në drejtim të shoferit të BMW, po ashtu dhe viktima ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij.

Por autori është shmangur dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri me automatik pas kokës së viktimës, që përkon me pozicionin e pasagjerit pas tij. Më pas Duel Mehmedaj, pasi ka realizuar vrasjen e Ridvan Ramazanit, ju ka bërë me shenjë bashkëpuntorëve të tij që ndodheshin në makinë të largoheshin. Ndërsa vetë është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet filmike rezulton se autori i krimit, pas vrasjes ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë…”-thuhet në dokumentacion. Burime policore, tregojnë se Duel Mehmedaj, ka kërcënuar dy dëshmitarët dhe më pas është larguar, ku sot e kësaj dite, kapja e tij nuk është bërë e mundur.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cuca: 31/12/2020 00:10

    Fal me shnet pistoletes dhe radios bashke me X5. Vajte per krap dhe te futen ngjalen. Keshtu te vazhdoni jua lumsha qe u shujt rraca juj e ndyme Ketyre kafsheve vetem Enver Hoxha ju erdhi hakut.

    Përgjigju
  • tani: 30/12/2020 20:02

    Aman o polici rregullojeni Vicidollin,zhdukeni e crrenjoseni Shqiperin nga ky lloj i keq.Detyre jo vetem shteterore por ma teper patriotike.Sa ma pak tropojan,aq ma pak vrasje,rrembime e perdhunime.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 30/12/2020 17:44

    Keta i vret Ram Mafia. Te cohemi ta shporrim kete vrases. Birisha shpres per Shqiperine.

    Përgjigju
  • dulja: 30/12/2020 12:23

    bravo policise kete funde kane te gjithe kriminelate

    Përgjigju
    • Shkodra: 30/12/2020 20:13

      Bravo i thuhet policise kur te kape autoret ne kerkim dhe jo kur mbledh viktima dhe gezhoja ne vendngjarje!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?