Politikë

‘Ishim në një gjatësi vale’, Rama batuta me rektorin e UBT: Jo e zakonshme për një socialist e demokrat, mungesa e flokëve na ndihmoi të kapërcenim kufirin partiak

22 Korrik, 11:07| Përditesimi: 22 Korrik, 13:58

  • Share

Në aktivitetin e UBT-së, kryeministri Edi Rama, duke folur për bashkëpunimin me rektorin Fatbardh Sallaku, nuk kurseu batutat. Ai tha se ‘ishin në një gjatësi vale’, duke shtuar se nuk është e zakonshme për një socialist dhe demokrat. Më tej, ai shtoi me shaka se mungesa e flokëve u 'mundësoi' të kapërcenin kufirin partiak.

“Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak. E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5. Nga gjysmë të vdekur, t’i marrim të vdekur. I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të çojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Reformë reale në UBT', Rama: E çliruam nga 'pushtuesit', na duhen njerëz të ditur! Universitetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?