'Operacioni sekret!' Me shapka e pantallona të shkurtra, momenti kur Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj sillen nga Dubai në Tiranë

14 Gusht, 13:42| Përditesimi: 14 Gusht, 18:31

  • Share

Publikohen pamjet kur Plarent Dervishaj  dhe Julian Mecaj me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie zbresin në aeroportin Nënë Tereza.  Të dy ishin fshehur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Policia publikoi pamjet ku Julian Meçaj zbret në Rinas me avionin e linjës 'Georgian Ëings' gjatë orëve të natës. Ndërsa Plaurent Dervishaj i veshur me pantallona të kuqe të shkurtra, dhe bluzë blu zbret në aeroportin Nënë Tereza (Rinas) ditës.

Të dy në momentin kur zbresin në Rinas janë të veshur me bluza të shkurtra, pantallona të shkurtra, e shapka. Më pas po nën masa të rrepta sigurie janë shoqëruar nga forcat operacionale drejt burgut. 

Si u gjendën në Tiranë?

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraditen e sotme kishte dalë në konferencë për të mbrojtur Policinë në lidhje me akuzat për fshehje të vrasjes në Pogradec të Egli Progrës, kur papritur zbuloi se dy të shumë kërkuarit ndodhen në dhomat e sigurisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Rrumbullaku tha se bëhej fjalë për një operacion 'sekret'

“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vënë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet të vihen në dispozicion të SPAK.

Më pas përmes një njoftimi për median u njoftua.

"Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në sajë të punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale, mundësoi sjelljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të personave të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, organizuan punën dhe realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar"

Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecaj strehoheshin në Dubai, ku Shqipëria ende nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Po si u bë e mundur sjellja e tyre në Tiranë?

Rrumbullaku rezervoi të jepte më shumë informacion.

Në kuadër të informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit bëri të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatave kriminale, Plarent Dervishaj e Julian Meçaj. Ky bashkëpunim është kontribut i mundit e gjakut të djemve e vajzave të strukturave të policisë së shtetit dhe bashkëpunimit me Emiratet e bashkuara për mënyrën e operacionit të fshehtë policor të organizuar nga policia e shtetit me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të bashkuara. E ritheksoj operacion të fshehta policore. Nuk është vetëm Interpoli, por një sërë strukturash të specializuara. Nuk mund t'ju ekspozojmë si operon policia e shtetit për të goditur krimin e organizuar, organizatat dhe grupet kriminale'' tha Rrumbullaku.

Dervishaj u arrestua në Dubai  më 11 dhjetor 2020.  Julian Meçajn u arrestua po në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?