TIRANE-Policia ka vijuar me kontrollet në fundjavë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, teksa mbrëmjen e djeshme ishte stacionuar në aksin Tiranë-Elbasan në segmentin Sauk-Teg, ku janë regjistruar shumë ngjarje fatale, pasi rrethrrotullimi është kthyer në një pikë të zezë. Kontrolli vijoi me radar.
Nga kontrolli janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr leja e drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, teksa rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t'u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh.
Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. "Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës".
Maturantet jane te nxitur nga mesuesit e tyre ne kete proteste Jane testuar mesuesit jo maturantet
PërgjigjuJo vetem patenten po edhe makinen jua sekiestroni palacove se po vdesin me qindra njerez nga aksidentet
Përgjigju