Kronikë

Pezullohen 9 patenta në pak orë në rrugën Sauk-Teg! Policia: Respektoni rregullat që të shkoni tek familja, ajo ka nevojë për ju (VIDEO)

15 Dhjetor 2019, 08:04| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 08:16

  • Share

TIRANE- Aksi rrugor Sauk-Teg vijon të jetë problematik. Gjatë natës së kaluar brenda pak orësh janë pezulluar 9 patenta për tejkalim shpejtësie. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

"Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg dhe në rrugën Tiranë -Durrës. Kujdes, rruga monitorohet me Radar. Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me  Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju", njofton policia.

Çdo fundjavë të rinj nga kryeqyteti kryejnë gara me automjetet e tyre sportive pranë mbikalimit të Saukut, duke u kthyer në një rrezik për qytetarët. Rreth një muaj më parë, gara ilegale i morën jetën një 17-vjeçari. Ai po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë në parkuar në anë të rrugës.

Komento

Komente

  • Jjjj: 15/12/2019 16:26

    Jo 9 por 999 duhet te bllokohen. Nuk guxon robi te kaloj vizat e bardha se t vje makina me 150 km/h

    Përgjigju
  • Liku: 15/12/2019 14:24

    Kontravajtjet me te shumta jane brenda qytetit qe polici nuk i perballon ne BE qarkullimi kontrollohet me radar elektronik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?