Kronikë

Me shpejtësi skëterr, shoferët 'fluturojnë' me 157-200km/h në aksin Sauk-Teg! Për tre orë hiqen 10 patenta (VIDEO)

3 Nëntor 2019, 09:30| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 09:34

  • Share

Në vetëm tre orë e 30 minuta policia rrugore ka pezulluar 10 patenta në aksin Sauk -Teg. Sipas policisë në radarë janë shënuar shpejtësi marramendëse me të cilët lëviznin shoferët, ku varionte nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.

Ky aks është një ndër akset problematikë për aksidentet, ku shpesh herë është bërë problem lëvizja me shpejtësi të lartë të automjeteve dhe garat që bëjnë shoferët e papërgjegjshëm.

Ndërkohë policia ka bërë apel të gjithë shoferëve që të kenë kujdes pasi shpejtësia të çon drejt aksidentit.

"Policia Rrugore, kontroll me radar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Mos shpejto të arrish aksidentin. 200 km/h.

10 patenta të pezulluara prej orës 21.00 e deri në orën 00.30 për shpejtësi që varion nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.

Shpejtësi që të vret jetën.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin me të mirë ju pret polici në rrugë. " shkruan policia.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 03/11/2019 17:40

    200 km.ne ore eshte cmenduri ai shofer nuk duhet te drejtoje me makine kur nuk mendon per vehten e tij as nuk i bie mendja per te tjeret qe jane brenda ne makine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?