Një 29-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, pasi po lëvizte me 196km/ h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut.
Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi me iniciale B. H, 29- vjeç. Por siç duket nuk është hera e parë për 29-vjeçarin që shkel rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rezulton i ndëshkuar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr.
'Me shpejtësi vrastare dhe me leje drejtimi të hequr, arrestohet 29 vjeçari pranë Tegut. Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit.
Në rrugen interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.'- njofton policia.
Si pasojë e shpejtësisë në rrugë dhe shkeljes së qarkullimi rrugor, një familje u shua pasi një mjet tip 'Audi' me drejtues 22-vjeçarin Igli Madanin, goditi nga pas makinën me të cilën udhëtonin në autostradën Fier-Vlorë.
Pse si jepni emrat ktyre plerave, Pse anonim me iniciale, dhe ktu duket qarte qe po i mbroni Duke u muduar ti respektoni. Nxirrni aty me emer mbiemer dhe foto, apo jane vipa kto!!! Degjenerojini kto plera..
Përgjigju