Me shpejtësi skëterrë mbi 175 km/h, kapen 'pilotët' në autostradë (VIDEO)

28 Qershor 2020, 07:33| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 11:33

  • Share

Në mesnatë nga kontrollet e ushtruara me radar e dragera në autostradën Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore janë pezulluar 23 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, 7 të tjera për drejtim makine nën efektin e alkoolit si dhe 5 drejtues u arrestuan në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.

Nga konstatimet, janë evidentuar drejtues makinash që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 146 km/h - 175 km/h, e mjaftueshme sipas policisë për të shkaktuar tragjedi  në rrugë, në rast aksidenti rrugore.

Komento

Komente

  • Natalia: 29/06/2020 11:31

    Nr i te forteve qe sfidojne policine e te ashtequajturit shtet dhe qe marrin jete njerezish te pafajshem do te vije gjithmone ne rritje persa kohe pezullimi i patentave behet vetem maksimumi 16 ore dhe u dorezohet perseri ne dore madje duke ju kerkuar dhe falje se nuk e disha kush je. Po te shohesh statistikat qe jep polizia per pezullim patentash vetem per ata qe tejkalojne shpejtesine, apo ngasin makinen ne gjendje te dehur i bie qe tu jete hequr patenta 30% e zoteruesve te patentave. Le te na jape polizia nje statistike meqe i ka shume per qef sa personave u eshte pezulluar patenta ne menyre te perseritur dhe kohezgjatja e pezullimit. Perse nuk zbatohet e njejta procedure qe aplikohet ne familjen Europiane Ku diametro te bejme edhe ne paese. Nese kapesh duke negare makinen nen efektin e alkolit apo lendeve narkotike per 10 vjet rrjesht cdo 6 muaj do besh analizat qe nuk perdor me alcool, nese je perserites nuk e Sheh me patenten sa ti bie djelli Tokes. Edhe siguracionet e makinave per personat qe bejne aksidente, apo ju eshte hequr patenta per shpejtesi,ose si perdorues alcooli apo lendesh narkotike paguajne shume me teper se ata qe nuk bejne aksidente, apo nuk ju eshte hequr patenta per aresyet e mesiperme. Shteti Shqiptar eshte i forte me te dobetit e i dobet me te fortit sepse eshte teresisht i kriminalizuar. Ne historine boterore shteti nese nuk eshte i kapur nga krimi edhe shteti me i dobet eshte me iforte se individi me i forte. Populli Shqiptar eshte si nje varke e humbur ne oqean qe pret ndonje anije moderne per ta shpetuar, vete nuk del dot ne Breguet.

    Përgjigju
  • Luani: 28/06/2020 16:46

    pika qe s'ju bie, shpejtesi sketerre me 175 km/h !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?