Me shpejtësi të frikshme deri në 202 km/h, pezullim patentash për 'pilotët' e natës në Sauk-Teg (VIDEO)

3 Tetor 2020, 09:14| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 17:30

  • Share

24 patenta janë pezulluar në aksin Sauk-Teg-Kashar, për shkak tw shpejtësisë së frikshme të mjeteve por edhe drejtimit nën efektin e alkoolit.

Nga 24 patenta të pezulluara, 13 janë për shpejtësi të lartë dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në aksin Sauk-Teg-Kashar janë kapur shoferë, që lëviznin me shpejtësi të frikshme deri në 202 km/h dhe vetëm në 4 orë e 30 minuta janë pezulluar 13 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara.

"Monitorim në Sauk-Teg-Kashar. 24 Leje Drejtimi të pezulluara, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me risk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës

Shpejtësi të frikshme 188 km/h deri ne 202 km/h në rrugën e Tegut, Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l", thuhet në njoftimin e policisë.

Në terren nga aks që shpesh ka shkaktuar edhe aksident më tragjike, ka raportuar edhe gazetari Arsen Rusta, i cili tha se në këtë kas mbetet problem fakti që nuk ka kamera dhe shpesh shoferët ulin shpejtësinë sapo shohin radarin, por që në momentin që ai mundon nuk e kanë aspak problem ta kthejnë aksin Sauk-Kashar në pistë garash duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në këtë kas maksimumi i shpejtësi është 90 km/orë , por 'pilotët' nuk ngurojnë të ecin me një shpejtësi të frikshëm që shkon mbi 200 km/orë.

Patrullat  e policisë hasin shpesh në situata të vështira duke bërë që dhe gjobat dhe pezullimi i patentave të jetë i lartë në këtë aks.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 03/10/2020 10:25

    Shpejtësia vret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?