Kronikë

Me shpejtësi të lartë dhe pa rrip sigurimi, Rrugorja e Tiranës vendos mbi 5 mijë gjoba gjatë 72 orëve, arrestohen 8 shoferë

16 Prill, 16:00| Përditesimi: 16 Prill, 16:36

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet për konstatim të shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Si rezultatë i këtyre kontrolleve u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike.

Si pasojë e këtyre kontrolleve të ushtruara 4 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, 3 persona të arrestuar për drejtim automjeti, pa leje, 2 të ndaluar, të kërkuar për shkelje rrugore, 1 i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike dhe 1 u procedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?