Policia ka ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se kontrollet gjatë ditës së djeshme janë përqendruar në qarkun Shkodër, ku nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 93 masa për parakalime të gabuara, 28 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 61 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 49 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
Njoftimi i policisë:
Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional "ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet në lëvizje po kryhen nga punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë dhe mjete të tjera, si dhe nga punonjës që monitorojnë me kamera rruge, segmente kyçe të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Patrullimi dhe monitorimi parandalues konsiston kryesisht në parakalimet e gabuara, shpejtësinë mbi normat e lejuara, për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.
Kontrollet gjatë ditës së djeshme janë përqendruar në qarkun Shkodër, ku nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 93 masa për parakalime të gabuara, 28 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 61 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 49 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
Plani operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët me risk për ngjarje.
Duke e vlerësuar si mjaft efikas rolin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në rrugë i ftojmë ata që të gjitha shqetësimet dhe shkeljet e konstatuara t’i adresojnë në kohë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes dhe durim maksimal në zonat me trafik të renduar, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, si dhe me qëllim sensibilizimin e zgjedhësve mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes masive në këtë proces elektoral, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:00 një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile.