TIRANË- Me shpejtësi mjaftueshëm për të fluturuar! 21 patenta janë pezulluar kjo për shkak se drejtonin makinën me shpejtësi tej normave të lejuara që shkonin deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan në aksin Sauk-Teg.
Nga këta 21 shoferë ka rezultuar që 4 prej tyre kishin edhe gjoba të papaguara. Ndërkohë, në aksionin e policisë rrugore, nga ora 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar një sërë shkeljesh nga ana e shoferëve, si drejtimi i makinës në gjendje të dehur apo mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, e për pasojë janë ndëshkuar.
Ndërkohë gjoba ka pasur edhe në Elbasan, ku janë kapur shoferë që drejtonin makinën në gjendje të dehur.
"A.Q., 30 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, dhe F.Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. E.M., 23 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. A.K., 38 vjeç, banues në Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan , duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me muret mbrojtëse të rrugës dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia e Elbasanit.
Njoftimi i plotë i policisë
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet me aparatin e matjes së shpejtësisë dhe alkool testues, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.
148 km/h deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, në aksin Sauk-Teg, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhe në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë
Shpejtësi e mjaftueshme për të fluturuar, e cila mund të jetë fatale në çdo moment .
Gjatë monitorimit me radar dhe verifikimeve me dragera në rrugët interurbane dhe urbane nga Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat cenojnë sigurinë e të gjithë përdoruesëve të rrugës.
Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.
Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ.
Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.
Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .
Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit