Kronikë

Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga

22 Janar, 11:25| Përditesimi: 22 Janar, 11:32

  • Share

LEZHË-Policia Rrugore në në këtë qytet ka vendosur 2053 gjoba gjatë muajit janar, gjatë kontrolleve për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Sippas policisë, në pranga janë vënë 8 drejtues mjetesh, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Masat administrative:

-2053 masa administrative në total, nga këto:

-845, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara

-341, për parakalime të gabuara

-173, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit

-22, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-31, për mosvendosje të rripit të sigurimit 

-23, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike

-373, për parkime të gabuara

-245, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?