Kronikë

Me shpejtësi, xhama të zinj e celularë në timon, 10 mijë e 436 gjoba për 1 javë në Tiranë! Policia bën ‘bilancin’ (VIDEO)

7 Korrik 2024, 11:48| Përditesimi: 7 Korrik 2024, 11:54

  • Share

TIRANË- Në një javë, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 10 mijë e 436 gjoba për drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Më poshtë bilanci për javën që lamë pas, 30.06.2024 - 06.07.2024.

15 Arrestime dhe procedime penale

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

8 persona për pa leje drejtimi.

3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative

10. 436 masa administrative të vendosura

102 masa për xhama të zinj.

1.319 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

373 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

1.248 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

14 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

779 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

5.638 masa për qëndrim të gabuar.

963 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

22 raste për tejkalim shpejtësie.

26 raste të ndryshme 

5 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?