Armando Hysaj

Me shtëpi bari në Angli, i riu shqiptar kapet 'mat'! Fshihet në koshin e plehrave për t'iu shpëtuar autoriteteve, por kapet nga qeni i policisë

24 Qershor 2022, 09:55| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 09:56

  • Share

Armando Hysaj, 25 vjeçari shqiptar nuk ka mundur dot ti arratiset policisë britanike pasi i shkuan në banesë në zonën e The Rushes.

Në fakt oficerët britanikë shkuan në banesë për shkak se nuk ishte paguar fatura e energjisë elektrike dhe në momentin që kanë hyrë brenda kanë parë ndjerë erën e fortë të kanabisit.

Hysaj tentoi t’ia mbathte duke vrapuar nëpër kopshtet e komshinjve dhe në fund mendoi të fshihej në koshin e plehrave por pa rezultat pasi u gjet nga qeni i policisë.

Më shumë se 150 rrënjë kanabis me një vlerë tregu prej më shumë se 90,000 £ u gjetën brenda shtëpisë.

I riu shqiptar tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata me 8 muaj burgim ndërsa përballet edhe me depërtimin drejt Shqipërisë.

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2022 01:27

    /Pleherat/ e dine ku e kane vendin e caktuar te hedhjes e riciklimit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?