Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €! Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

29 Prill, 17:05| Përditesimi: 29 Prill, 17:50

  • Share

Nevoja për të bërë më shumë investime, për të pasur likuiditetin, dhe për të blerë shtëpi, i ka çuar qytetarët dhe bizneset më shpesh në dyert e bankave, duke u shtuar peshën e borxheve.

Vetëm në tre muajit e parë të këtij viti bankat kanë dhënë kredi me vlerë mbi 82.8 miliardë lekë (814 mln euro) ose afro 19 miliardë lekë (187 mln euro) më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për këtë periudhë vihet re rritje e peshës së kredisë në lekë, në raport me valutën, e ndikuar nga interesat më të favorshme dhe nga luhatjet në kursin e këmbimit. Sipas përllogaritjeve afro 62% e kredisë së disbursuar nga bankat në këtë tremujor ishte në lekë, pjesa tjetër në euro e më pas në dollarë.

Në këto muaj të parë të vitit vlera më e madhe e kredisë ka shkuar për sektorin i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve, ndjekur nga ndërtimi, energjia elektrike, industria përpunuese dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Në tremujorin e parë të vitit, vihet re dyfishim i kredisë së dhënë për tregun e pasurive të paluajtshme, dhe rritje e fortë e huave për sektorin e ndërtimit.

Gjatë këtij tremujori kushtet e financimit për bizneset nuk ndryshuan, ndërsa për individët u shtrënguan thotë Banka e Shqipërisë. Edhe për tremujorin e dytë të vitit, kushtet pritet të jenë të njëjta, ndërsa kërkesa për kredi do të shtohet e përqendruar kryesisht tek nevoja e bizneseve për të bërë investime, ndërsa tek qytetarët shtysë është kredia hipotekore, për të blerë banesë.

KREDIA E RE PËR EKONOMINË
Janar-Mars 2023           63,775 mld lekë  
Janar-Mars 2024           82,801 mld lekë
Rritja                           +19,026 mld lekë

 

KREDIA E MARRË SIPAS MONEDHËS
Në lekë                51,640 mld lekë
Në euro                30,267 mld lekë
Në USD                    764 mln lekë

 

KREDIA SIPAS SEKTORËVE
Industria përpunuese              4364             5654
Ndërtimi                                      7791         12178
Tregtia me shumicë               13.773          15519
Akomodimi ushqimor             1.749            2724
Pasuri të paluajtshme              1436           3093

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?