Më shumë kompetenca, prefekti do kontrollojë policinë! Zbret në terren për monitorim të rendit

14 Mars 2021, 22:57| Përditesimi: 15 Mars 2021, 09:31

  • Share

Me ligjin aktual roli i Prefektit është parë më tepër ndërmjetës midis qeverisjes lokale dhe qeverisë. Por me ligjin e ri i cili është në fazën e konsultimit publik prefekti do të ketë më shumë kompetnca, pasi do të ketë një rol edhe në ushtyrimin e detyrës së policisë së shtetit.

Sipas draftit të deritanshëm, Prefekti do të ketë të drejtë të kontrollojë punën e policisë së rendit në terren si dhe të Task Force. Ai mund të hetojë për cdo rast të dyshimtë në detyrën e policisë.

Rezultatet ai do tia përcjellë Ministrisë së Brendshme një herë në 3 muaj bashkangjitur me propozimet për rastin. Nga ana tjetër Drejtuesit e Policisë së Shtetit në qark do informojnë detyrimisht prefektin e qarkut mbi shkallën e zbatimit të masave për ruajtjen e rendit, sipas përgjegjësive e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në nivel qarku.

Po ashtu shtohet edhe përgjegjësia për planet e veprimit dhe masat për t’u marrë në rast organizimesh sportive dhe kulturore, të cilat tashmë do të hartohen në konsultim dhe dakordësi me strukturat e mbrojtjes civile të prefektit të qarkut dhe në bashkëpunim dhe me strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore. Në situatat kur kemi emergjenca civile, prefekti i shtohet kompetencë dhe kontrolli marrjes së masave nga strukturat e ushtrisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?