Më shumë kredi në lekë, qytetarë e biznese ‘braktisin’ euron! ‘Pjesa e luanit’, borxh për prona të patundshme

29 Gusht, 13:54| Përditesimi: 29 Gusht, 14:09

  • Share

Pronat e patundshme po zhysin në borxhe biznese e qytetarë, të cilët këtë vit kanë trokitur më shpesh në dyert e bankave për të marrë kredi.  Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë për një rritje të fortë të kredisë për blerje shtëpie nga qytetarët, dhe për pasuri të paluajtshme nga bizneset.

Afro 36.1 miliardë lekë është vlera e kredisë së marrë pranë bankave për blerje banese, me rritje prej 4.6 miliardë lekësh krahasuar me vjet. Ndryshe nga vjet kredia është marrë kryesisht në lekë, duke u braktisur kështu euro për shkak të luhatjeve të vazhdueshme të vlerës së saj.

Nga janari në korrik qytetarët kanë marrë 8.3 miliardë lekë kredi në euro dhe pjesën tjetër në lekë. E kundërta e vitit 2023, ku huaja e dhënë ishte 50/50 në lekë e euro, rreth 13.2 miliardë në lekë dhe 13.8 miliardë në euro.

Për shkak të rritjes së pandalshme të çmimeve të apartamenteve, që automatikisht po rrit edhe vlerën e kredisë që kërkojnë qytetarët pranë bankave për të blerë shtëpi, i ka bërë bankat edhe më skeptike në miratimin e tyre. Kjo sjellje e bankave vijon ende, pasi për tremujorin e tretë të vitit ato kanë paralajmëruar se do të shtrëngojnë edhe më tej kushtet e kredisë jo vetëm për blerje banese por edhe të konsumit.

Ndërsa bizneset thotë banka e Shqipërisë për të blerë apo investuar në pasuri të paluajtshme kanë tërhequr pranë bankave tregtare 28,9 miliardë lekë në 7 muaj. Referuar shifrave nga janari në korrik bizneset kanë marrë më shumë overdrafte dhe kredi për kapital qarkullues. Në total për 7 muaj qytetarët e bizneset kanë marrë afro 211 miliardë lekë kredi.

JANAR-KORRIK 2024/ BLERJE BANESE
Në Lekë              23,341 mln lekë
Në Euro                8,302 mln lekë
Total                   31,643 mln lekë
 
JANAR-KORRIK 2023/ PASURI TË PALUAJTSHME
Në Lekë                13,218 mln lekë
Në Euro                13,819 mln lekë
Total                     27,037 mln lekë

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?