Një dekadë pas ndryshimit të ligjit ‘Për Sigurimet Shoqërore’, qeveria pritet të ulet edhe një herë në diskutime për të rishikuar formulën e pagesës së barrëlindjes.
Pagesa për lejen e lindjes mund të rishikohet me një reformë që pritet të ndërmerret edhe në kuadër të rishikimit të skemës së pensioneve me qëllim nxitjen e lindshmërisë e cila është në rënie të fortë në dekadën e fundit.
“Në 2014 ne bëmë një ndryshim ku përllogaritjen e kaluam nga bruto në neto dhe u ul përfitimi me gati 20%. Ndoshta ka ardhur momenti që ne ta rishikojmë, me një reformë të mundshme që pritet të ndërmerret. Nëse nuk është shumë incentivuese të paktën të mos jetë decentivuese për lindjen e fëmijëve”, shprehet drejtori i ISSH Astrit Hado në Komisionin e Ekonomisë të 13 nëntorit.
Qëllimi është që pagesat për gratë që përfitojnë lejen e lindjes të bëhet mbi pagën bruto dhe jo mbi atë neto. Prej vitit 2015 kur hyri në fuqi ligji i sigurimeve së bashku me skemën e re të pensioneve, të gjitha gratë që kanë përfituar nga leja e lindjes janë paguar për 6 muajit e parë sa 80% e pagës ditore neto, dhe për 6 muajit e dytë sa 50% e pagës ditore neto. Deri në fund të 2014-ës pagesa bëhej mbi bazë të pagës bruto.
Sot nëse një grua pas lindjes për një pagë mujore neto 50 mijë lekë, për gjashtë muajit e parë pas lindjes, merr 40 mijë lekë. Nëse pagesa do të bëhej mbi bazë të pagës bruto ajo do të përfitonte 47,968 lekë, pasi për një pagë neto 50 mijë lekë deklarimi në bankë (paga bruto) është afro 60 mijë lekë (47,968 lekë). Po në të njëjtën mënyrë ndryshon edhe pagesa për 6 mujorin e dytë pas lindjes. Pra automatikisht rritet vlera e përfitimit për të gjitha gratë.
Me qëllim nxitjen e lindshmërisë Ministria e Ekonomisë po shqyrton edhe paketën e radhës për strehimin, e cila do të pagëzohet “Një fëmijë-Një çati”. Fokus do të jenë familjet me vështirësi ekonomike, nënat e vetme dhe çiftet e reja.
Pjesë e programit të ri të strehimit që pritet të bëhet funksional në vitin 2025, do të ketë paketa për familjet që kanë vetëm një fëmijë për t’i motivuar për të shtuar familjen si dhe paketa për çiftet e reja që bëjnë fëmijën e parë. Programi i ri që ende nuk është bërë publik pritet të jetë i ndërthurur me kredi të buta, qira sociale, këste të përballueshme kredie dhe masa të tjera mbështetëse. Vetëm për strehimin social gjatë vitit të ardhshëm do të shpenzohen nga buxheti i shtetit 1.2 miliardë lekë.
Ok ngelet per tu pare Nese jo ikja e radhes nga shqiperia
PërgjigjuMashtrimi i radhes!Fjalet e teperta jane fukarallek ndaj i lini menjane se jemi ngopur.Kujt i krijohet mundesia do te foje te iki prej aty se nuk ka me alternativa,sidomos per njerezit e ndershem.
PërgjigjuNuk ekziston kredia e bute.djali bëri kerkese per kredi te bute si mjek i ri qe doli në punë dhe i kthyen pergjigje se e ke një shtepi ate te prinderve (75 m katror) kjo po ma largon djalin nga shqiperia.Fjale boshe degjojmë çdo dite.
PërgjigjuKëto janë llafe dhe mashtrime,ne pallat kemi një çift që ka 4 fëmijë më i madhi në klasë të 2,prindërit janë punëtorë të thjeshtë dhe jetojnë në varfëri të plotë vazhdimisht ju presin dritat se skanë mundësi për pagesë ndërsa fatura e ujit ju kish ardhur 5 milion.Shteti për familje të tilla duhet të vërë dorë jo të bëj mashtrime.
Përgjigju