Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë paradites së sotme ka publikuar pamje nga vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, të cilët po marrin dozën e dytë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shkruan se deri më tani janë kryer 42.781 vaksinime për arsimtarët dhe mbi 25 mijë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.
“Herën e parë qe bëmë dozën, na lajmëruan nëpërmjet email-it, tani jemi lajmëruar për dozën e dytë, e bëmë dhe tani po presim atë 30-minutshin e sigurisë.”, shprehet një prej arsimtarëve i cili mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
“Bëra dozën e dytë të vaksinës ndihem i qetë”, shprehet një tjetër.
"Ndihem shumë mirë, jam shumë në rregull që bërë dozën e dytë”, tha një tjetër arsimtare.
Që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" në vendin tonë janë kryer 848,430 vaksinime antiCOVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë bërë 5,895 vaksina.