Xhuliano Skuka në prezantimin me Metz

Më shumë se 1 milionë euro për Partizanin, në Itali tregojnë shitjen e Xhuliano Skukës

23 Janar 2023, 16:50| Përditesimi: 23 Janar 2023, 21:23

  • Share

Xhuliano Skuka ka firmosur me Metz në Ligën e Dytë franceze, me sulmuesin që ka lënë Partizanin dhe ka udhëtuar për në destinacionin e ri. 24-vjeçari është bërë shitja më e shtrenjtë nga Superliga jonë e futbollit drejt një kampionati të huaj, me Metz që do paguajë 1.3 milionë euro te Partizani. Gjithashtu të kuqtë kanë arritur të mbajnë edhe 20 përqind të vlerës së sulmuesit në rast të një rishitje.

I kërkuar edhe nga Hellas Verona në Serie A, Skuka ka zgjedhur të kalojë te Metz, kjo edhe falë shumës së majme që kanë ofruar francezët. Tuttomercato në Itali bën me dije se golashënuesi më i mirë i të kuqve i ka kushtuar Metz 1.3 milionë euro.

"Nuk ka Serie A për Xhuliano Skukën , sulmues i kombëtares shqiptare në pronësi të Partizanit, është kërkuar edhe nga Hellas Verona ditët e fundit. Klubi shqiptar në fakt ka gjetur një marrëveshje me Metz-in për shitjen e sulmuesit të lindur në 1998-ën: kështu lojtari kalon në Francë për 1.3 milionë euro plus 20% për rishitjen e ardhshme", njofton Tuttomercato. Kujtojmë se Skuka është edhe pjesë e Kombëtares.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?