Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed

Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin

5 Gusht, 15:59| Përditesimi: 5 Gusht, 16:06

  • Share

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe është larguar nga vendi pas disa javësh protestash të udhëhequra nga studentët.

76-vjeçarja iku me një helikopter në Indi, pasi mijëra protestues sulmuan rezidencën e saj zyrtare në kryeqytetin Dhaka.

Sipas BBC, kjo sjell një fund të papritur të mbretërimit të kryeministres më jetëgjatë të Bangladeshit, e cili ka drejtuar vendin për më shumë se 20 vjet në total.

Hasina e filloi karrierën e saj politike si një ikonë pro-demokracisë. E lindur në një familje muslimane në Bengalin Lindor në vitin 1947, Hasina e kishte në gjak politikën.

Babai i saj ishte udhëheqësi nacionalist Sheikh Mujibur Rahman, "Babai i Kombit" i Bangladeshit, i cili udhëhoqi pavarësinë e vendit nga Pakistani në 1971 dhe u bë presidenti i parë i tij.

Në atë kohë, zonja Hasina kishte krijuar tashmë një reputacion si udhëheqëse studentore në Universitetin e Dhakës.

Babai i saj u vra me shumicën e anëtarëve të familjes së tij në një grusht shteti ushtarak në vitin 1975. Vetëm zonja Hasina dhe motra e saj më e vogël mbijetuan ndërsa po udhëtonin jashtë vendit në atë kohë.

Pasi jetoi në mërgim në Indi, zonja Hasina u kthye në Bangladesh në vitin 1981 dhe u bë udhëheqëse e partisë politike të cilës i përkiste babai i saj, Liga Aëami.

Ajo u bashkua me partitë e tjera politike për të mbajtur protesta pro-demokratike në rrugë gjatë sundimit ushtarak të gjeneralit Hussain Muhammed Ershad. E shtyrë nga kryengritja popullore, zonja Hasina u bë shpejt një ikonë kombëtare. Ajo u zgjodh për herë të parë në pushtet në vitin 1996.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?